Moshe Harel, izraelit 70 vjeçar, i dyshuar për trafikim të organeve në Kosovë, i arrestuar në Qipro, do të ekstradohet në Rusi.
Ndaj tij, përveç Kosovës flet-arrest ndërkombëtar ka lëshuar edhe Rusia, pasi ai dyshohet se të njëjtin aktivitet e ka ushtruar atje, dhe për shkak se Qipro nuk e njeh Kosovën, gjykata qipriote i është përgjigjur pozitivisht vetëm flet-arrestit nga Moska.
Gjykata qipriote vendosi sot se më 21 shkurt do të zhvillohet seanca për ekstradim, pasi dokumentet të dërguara nga Rusia dhe të miratuara nga Ministria e Drejtësisë së Qipros janë paraqitur në gjykatë, raporton AFP, përcjell gazetametro.net.
Moshe Harel, një agjent udhëtimesh, u arrestua në aeroportin e Larnakës më 28 dhjetor dhe do të mbetet në paraburgim deri në seancën gjyqësore të 21 shkurtit.
Ai është akuzuar për kërkimin e njerëzve që kanë nevojë për transplantim të veshkave dhe joshjen e donatorëve nga Turqia dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik për të kryer transplantim në Kosovë.
Bashkë me Kosovën, urdhër arrest kishte lëshuar edhe Rusia.
Autoritetet qipriote aktivizuan kërkesën ruse, e cila u lëshua vitin e kaluar për veprat penale të kryera në vitin 2006.
Prokurori i shtetit Marina Spiliotopoulou i tha gjykatës të hënën se zyra e avokatit kishte marrë dokumentet e nevojshme nga Rusia për fillimin e procesit të ekstradimit.
Hareli dyshohet se drejtonte një rrjet të trafikut të organeve në Rusi dhe Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010.
Ai është kërkuar për pothuajse një dekadë për dyshimin e shfrytëzimit të viktimave, shpesh të rekrutuar nga zonat e varfra në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, duke u premtuar 18,000 dollarë amerikanë për një veshkë që do ta dhuronin, kryesisht për shtetas izraelitë të cilët paguanin 122 mijë dollarë amerikanë.
Pastaj dhuruesi dhe marrësi i veshkës takoheshin në Kosovë, ku edhe kryhej intervenimi kirurgjik për transplant të organit.
Rrjeti i trafikimit doli në dritë në vitin 2008 pasi një burrë turk u alivanos në aeroportin e Prishtinës si pasojë e problemeve shëndetësore, në kohën kur po kthehej në shtëpi, pas dhurimit të veshkës së tij.
Në vitin 2013, një gjykatë e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Kosovë dënoi pesë mjekë kosovarë deri në tetë vjet burg për trafikim organesh.
Donatorët, organet e të cilëve u hoqën në mënyrë të paligjshme, mbetën pa kujdes të duhur mjekësor dhe u trajtuan “si mbeturina”, thanë prokurorët në atë kohë.
Por, Gjykata Supreme e Kosovës e anuloi aktgjykimin në vitin 2016 dhe urdhëroi një gjykim të ri, i cili po vazhdon.
Aktakuza e quajti Harel si udhëheqësin e rrjetit, i cili po bashkëvepronte mjekun turk Yusuf Ercin Sonmez, i quajtur nga mediat kosovare si “Frankenstein turk” i cili ende ndodhet në arrati, që dyshohet për kryerje të transplantimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite