LAJMI I FUNDIT:

Roubini: Bitcoin është ‘nëna e të gjitha flluskave’

Roubini: Bitcoin është ‘nëna e të gjitha flluskave’

‘Dr Doom’ nuk ka kursyer fjalët e tij kur është fjala për bumin dhe rënien e kriprovalutave.

Nouriel Roubini i ‘Roubini Macro Associates’, në një intervistë për Bloomberg, përcjell Telegrafi, tha se kriprovalua Bitcoin është ‘flluska më e madhe në historinë njerëzore’ dhe kjo është ‘nëna e të gjitha flluskave’, ku më në fund po bie në sy.


Çmimi i Bitcoin nga e premtja e kaluar ka rënë nën 8 mijë dollarë, një rënie mbi 60 për qind që nga 18 dhjetori i 2017-së kur vlera e tij ishte 19,511 dollarë.

“Kjo nuk është vetëm për Bitcoin. Ka më shumë se 1,300 kriptovaluta ose Oferta Fillestare e Monedhave dhe shumica prej tyre janë edhe më keq sesa Bitcoin. Këto përbëjnë një flluskë të fuqisë së dytë ose tretë”, tha Roubini.

“Blockchain ka ekzistuar që rreth 10 vite dhe aplikimi i vetëm për kriptovaluta është një mashtrim”, shtoi ekonomisti i Universitetit të Nju Jorkut.

Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave ndonjëherë - 530 milionë dollarë
Lexo po ashtu Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave ndonjëherë - 530 milionë dollarë

Të premten e kaluar, rregullatori financiar i Japonisë u përplas me Coincheck lidhur me kontrollin e paparalajmëruar të sistemeve të tij dhe tha se i kishte kërkuar kompanisë për t’i ‘arnuar’ gabimet në sistemin e tij kompjuterik, përpara se hakerët të vidhnin 530 milionë dollarë kriptovalutave javë më parë.

Aktualisht sipas CoinCap, çmimi i një Bitcoin është 7,420.10 dollarë, me një rënie mbi 14 për qind gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori