LAJMI I FUNDIT:

Erdogan takohet me Papën në Vatikan

Erdogan takohet me Papën në Vatikan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua sot me Papa Françeskun në Vatikan për bisedime që pritej të përqendroheshin te statusi i Jerusalemit dhe lufta kundër terrorizmit.

Erdogan është presidenti i parë turk që viziton Vatikanin në 59 vjet, Papa u takua me të gjatë vizitës që bëri në Stamboll në vitin 2014, shkruan Zëri Amerikës.


Në prag të nisjes për në Vatikan, Presidenti Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara janë “të vetme” në vendimin e tyre për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Erdogan dhe Papa Françesku kanë shprehur shqetësim ndaj këtij vendimi, që shumë aleatë të SHBA thonë se mund të çojë në dështimin e përpjekjeve për paqen në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë në Romë forcat e rendit u përplasën me kurdët dhe mbështetësit e tyre që kishin organizuar një demonstratë të paautorizuar kundër vizitës së Presidentit turk.

Rreth 3,500 forca të policisë ishin mobilizuar në Romë dhe autoritetet kishin shpallur një zonë të ndaluar për demonstruesit pranë Vatikanit, hotelit të Erdogan dhe ndërtesat ku ai do të takohej presidentin dhe kryeministrin e Italisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori