Një televizion i ri informativ 24-orësh do të nisë këtë vit në Shqipëri përmes një partneriteti ekskluziv më CNN. Nisma është e kompanisë Gener2, që njofton hapjen e stacionit informativ A2, në partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit. Stacioni i ri pritet të nisë transmetimet në fund të këtij viti dhe do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.
Ngritja e A2 është rezultat i bashkëpunimit të dy emrave të rëndësishme, Gener2 dhe CNN, që synojnë të sjellin së bashku ekspertizën lokale dhe atë botërore, standardet dhe kapacitetet për nisjen e stacionit të ri.
“Me ngritjen e këtij stacioni informativ, të lidhur me CNN, të vendosur në Tiranë, ne duam të rrisim nivelin e prodhimit të lajmeve lokale, të ndryshojmë realitetin mediatik në Shqipëri dhe të ofrojmë një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm.
Në zhvillimin e kësaj sipërmarrje të re, emocionuese ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të medias me shumë përvojë, me kompani ndërkombëtare liderë të teknologjisë, kreativitetit e komunikimit dhe besojmë se produkti final do të jetë përtej asaj që është aktualisht në Shqipëri, si dhe në tregun mediatik rajonal”, tha Bashkim Ulaj, CEO i Gener2.
Si një degë ekskluzive e CNN, stacioni i ri televiziv do të plotësojë programin e vet origjinal me përfshirjen e programeve të zgjedhura të CNN dhe lajmeve të përkthyera në gjuhën shqipe.
“A2 ka të gjithë potencialin për të sjellë në Shqipëri një stil të ri dhe unik gazetarie, duke qenë se bëhet partneri ekskluziv i CNN për vendin dhe i bashkohet rrjetit tonë prej me më shumë se 1,100 degësh në mbarë botën. Presim me padurim të punojmë me Gener2 në muajt e ardhshëm në trajnim, konsultim dhe ide mbi përmbajtjet për të zhvilluar një platformë mediatike, që mund të kthehet në lider të informacionit në Shqipëri”, tha Greg Beitchman, zëvendëspresident, Content Sales and Partnerships, CNN International Commercial.
Gener2 është një nga kompanitë më të mëdha private të ndërtimit në Shqipëri. Aktiviteti i Gener2 është i shtrirë në industri të tilla si: ndërtim, infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh, menaxhim projektesh inxhinierike, energji dhe telekomunikacion, menaxhim pronash dhe shitje.
CNN International Commercial (CNNIC) është divizioni i Turner International, përgjegjës për veprimet e biznesit të pronësive të CNN jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha aktivitetet tregtare për marka si CNN International, Cnn en Espanol, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story janë në një linjë brenda divizionit. Kjo përfshin dhe shitjet e reklamave, sponsorizimet, zhvillimin e përmbajtjeve tregtare, shitjen e përmbajtjeve, licencimin e markave, shpërndarjen dhe operacionet që kryhen jashtë, zhvillimin e biznesit dhe marketimin për ofruesit botërore liderë të informacionit.
CNNIC është një lider i njohur në industrinë ndërkombëtare të reklamave dhe përdorimin e përmbajtjeve komerciale që janë vlerësuar me çmime prestigjioze, prodhuar përmes njësisë së saj të krijimit. Ato janë nxitur edhe nga përdorimi i avancuar i të dhënave e risive dixhitale, të cilat kanë rezultuar në partneritete të forta dhe të qëndrueshme me shumë marka të njohura në botë.
Njësia e Shitjes së Përmbajtjes dhe Licencimit ka marrëdhënie me më shumë se 1,000 bashkëpunëtorë në të gjithë botën, duke filluar nga licencimi i markës CNN, nga kontratat mbi përmbajtjen, si dhe nga ofrimi i shërbimeve të konsulencës. CNNIC ka zyra në të gjithë botën, me seli qendrore në Londër, Hong Kong dhe Miami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj