LAJMI I FUNDIT:

Rihanna ndihmon në mbledhjen e 2.3 milionë dollarëve për edukim global

Rihanna ndihmon në mbledhjen e 2.3 milionë dollarëve për edukim global

Përpjekjet e Rihannas kanë bërë që të mblidhen plot 2.3 milionë dollarë për edukim në vende të lëna pas në botë.

Si ambasadore e Partneritetit Global për Edukim, këngëtarja ka folur në konferencën inauguruese në Dakar, ku ajo ka falënderuar donatorët dhe ka sqaruar pse vazhdon beteja e saj për edukimin në botë.


Foto: Getty Images

“Ne kemi pasur progres të madh gjatë ditës, por puna kurrë nuk ndalet. Ne kemi rrugë të gjatë për të bërë. Kjoë shtë një luftë që nuk do të ndalemi derisa secili djalosh, e secila vajzë të ketë qasje në edukim”, u shpreh Rihanna në këtë konferencë.

Me iniciativë të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atij të Senegalit, Macky Sall, kjo konferencë ishte ndjekur nga shtatë krereë shtetesh dhe më shumë se 60 ministra, presidenti i Bankës Botërore dhe liderët e agjencive të Kombeve të Bashkuara, organizatave të shoqërisë civile dhe shumë të tjerë.

Kjo vazhdon punën e bamirësisë nga Rihanna në mbarë globin. Në vitin 2016 ajo ishte emëruar si ambasadorja e edukimit global nga GPE.

Në shkurt të vitit të kaluar, ajo e mori çmimin e vitit për humanizëm nga Harvardi për punën e sal në fondacionion Clara Lionel dhe promovimin e edukimit në disa pjesë të botës, përfshirë në Malavi.

Foto: Getty Images

“Ne të gjithë jemi njerëz, të gjithë meritojmë një shansë”, ka thënë RIhanna kur pranoi çmimin atë kohë në spjegim të arsyes pse ajo është humanitare.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht

Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina
Pas 30 vitesh, Eddie Murphy i rikthehet rolit që e bëri të famshëm

Pas 30 vitesh, Eddie Murphy i rikthehet rolit që e bëri të famshëm

Magazina
Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori