LAJMI I FUNDIT:

Drenori e quan analfabet Lladrovcin, ky e ‘kërcënon’ dhe e quan të paedukatë (Video)

Drenori e quan analfabet Lladrovcin, ky e ‘kërcënon’ dhe e quan të paedukatë (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pasur një debat të ashpër me asamblistin e Kuvendit Komunal, Xhavit Drenorin, në seancën e Kuvendit të mbajtur më 29 janar.

Teksa fliste për punët e parealizuara të qeverisjes komunale, asamblisti i Vizionit për Drenasin, Xhavit Drenori e ka quajtur analfabet kryetarin Lladrovci.


Kaq mjaftoi për të nxitur reagimin e ashpër të Lladrovcit, i cili e kërcënoi asamblistin Drenori, raporton Insajderi. Lladrovci i tha Drenorit se nëse vendos me ta kthy fjalën, “do të të bjerë fort shpinës”.

“Më the më heret se unë jam analfabet por nuk ta ktheva. Por, me ta kthy të bjen fort shpinës se e din qysh ta kthej dhe ku të prek. Mos hin në këto tema më. Mësohu njëherë e përgjithmonë se vota në demokraci është peshë”, ka deklaruar Lladrovci.

Madje Lladrovci u lavdërua se e ka “mundur” dy herë në zgjedhje Drenorin, i cili kishte garuar për kryetar të Komunës së Drenasit.