LAJMI I FUNDIT:

Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e presidentit ukrainas

Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e presidentit ukrainas

Mijëra persona kanë protestuar në qendër kryeqytetit ukrainas, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Petro Poroshenko.

Marshi i ditës së sotme në Kiev është organizuar nga partia e politikanit opozitar, Mikheil Saakashvili.


Pjesëmarrësit kanë protestuar nga parku Shevchenko deri tek Sheshi Evropian, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe slogane në të cilat bëhej thirrje “Dorëheqje” dhe “Ukraina pa oligarkë”.

Organizatorët e “Marshit për të ardhmen”, kanë thënë se kjo protestw shënon fillimin e një fushate që kërkon dorëheqjen e presidentit.

Rreth 2,000 zyrtarë të zbatimit të ligjit kanë qenë në detyrë në këtë protestë.

Nuk është raportuar për ndonjë incident deri më tash.

Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë nga 2004 deri më 2013.

Ai ka hequr dorë nga pasaporta gjeorgjiane më 2015 dhe ka pranuar shtetësinë ukrainase për të marrë postin e guvernatorit të Odesës me kërkesë të Poroshenkos.

Saakashavili është dorëhequr nga posti i tij në Odesa në nëntor të vitit 2016, duke akuzuar qeverinë për shkatërrim të përpjekjeve të tij për të luftuar korrupsionin dhe kryerjen e reformave dhe nga ajo kohë ëshë bërë kundërshtar i presidentit ukrainas

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori