Në Gjermani po bëhet gjithnjë e më akut problemi i kujdesit shëndetësor për të moshuarit. Ende mund të mbushen boshllëqet me forca pune të ardhura nga jashtë. Por ekspertët paralajmërojnë për iluzionet.
Rreth 3.3 milionë të moshuar kanë nevojë për përkujdes shëndetësor në Gjermani, sipas të dhënave provizore të Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani. Numri i tyre rritet, shoqëria plaket shpejt. Deri në vitin 2030 pritet të jenë më shumë se katër milionë. Por për ta mungojnë kujdestarët. Kështu sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës në mars 2017 për 14.600 vende pune të hapura ka pasur vetëm tre mijë kujdestarë shëndetësorë të papunë. Në të ardhmen do të ketë edhe më shumë mungesa. Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Pacientit llogarit se në 8 vitet e ardhshme do të mungojnë 200 mijë forca pune të plota në sektorin e kujdesit shëndetësor. Deri në vitin 2030 kjo mungesë do rritet deri në 500 mijë vetë, shkruan DW.
Shumë pak të rinj duan të punojnë në këtë profesion, edhe kur punojnë, pas disa vitesh ata e braktisin atë. Kushtet e punës janë të vështira, vlerësimi për këtë lloj pune i vogël.
“Shumë kujdestarë i kthejnë kurrizin kësaj pune, sepse kuptojnë se cekin aty kufijtë e tyre fizikë dhe shpirtërorë”, thotë Eugen Brysch nga Fondacioni për Mbrojtjen e Pacientit.
Rol luan edhe pagesa jo e mirë. Sipas një studimi të publikuar në janar të Instituti për Tregun e Punës dhe Profesionet një kujdestar me orar të plotë në kujdesin shëndetësor të pleqve fiton 2,621 euro bruto, 16 për qind më pak se mesatarja e profesioneve të tjera. Edhe më keq dalin ata që vazhdojnë shkollimin profesional, ata marrin 1,870 euro bruto.
Studiesja e këtij sektori Cornelia Heinze foli në Deutschlandfunk të enjten e kaluar për një largim të forcave të kualifikuara të Gjermanisë drejt vendeve që i paguajnë më mirë kujdestarët e pleqve, si Austria, Zvicra, por edhe vendet skandinave. Ndërsa institucionet gjermane i kthejnë sytë nga kujdestarët që mund të marrin nga Europa Qendrore e Lindore, Ballkani apo edhe Filipinet.
Vlerësimet lidhur me këtë problematikë janë të ndryshme. Gernot Kiefer, kreu i Shoqatës së Sigurimeve Shëndetësore Shtetërore tha në janar për Frankfurter Allgemeinen Zeitung, se ai shikon vërtet “potencial të përfitohen njerëzit me sfond migracioni”, por shton se “kush beson se sfida e mungesës së kujdestarëve në Gjermani do të zgjidhet me importimin e forcave të punës, ai është naiv”. Ndërsa Franz Wagner, Presidenti i Këshillit Gjerman të Kujdesit Shëndetësor beson po ashtu se sistemi vetëm mund të lehtësohet pak me ardhjen e të huajve. Nga ana tjetër drejtuesit e azileve të pleqve thonë, se pa personal të huaj puna ngec.
Kreu socialdemokrat, Martin Schulz në fushatën zgjedhore kërkoi marrjen e kujdestarëve shëndetësore pa shumë burokracira. “Pa forcat punëtore nga Lindja evropiane, sistemi do të kishte pësuar kolaps”, tha ai.
Tani koalicioni me bazë të gjerë – nëse vjen puna deri aty – do të krijojë me një program të shpejtë tetë mijë vende të reja për kujdestarë shëndetësorë. Kjo është pak po të mendosh, se 13.5000 azile pleqsh nuk do të përfitonin as edhe një vend të plotë të ri pune. Georg Nüßlein, deputet kristiansocial thotë se madje edhe më këtë shifër të ulët do të jetë e vështirë të mbushen vendet e punës. “E dimë se do të jetë e vështirë të zëmë tetë mijë vendet e punës, sepse duhet që t’i kemi njëherë këta njerëz”. Për këtë koalicioni me bazë të gjerë do të bëjë diçka. “Me pagesa më të mira për punonjësit, reduktimin e stresit të punës dhe turneve do të ketë më shumë kërkesa për këto vende pune”.
Por pa forca nga jashtë ky problem nuk do të zgjidhet dot. Problemi qëndron tek njohuritë gjuhësore. Sidomos në mënyrën e komunikimit me të moshuarit, njerëz nganjëherë dementë, të vetmuar komunikimi është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër edhe kualifikimet që sillen nga vendet e tjera nuk njihen në Gjermani, ose nuk mjaftojnë për punësimin. Deficitet e kualifikimit të kujdestarëve shëndetësore që vijnë nga jashtë përpiqet t’i nivelojë një projekt pilot në Dortmund. Në Shkollën Katolike të Profesioneve të Kujdestarisë Shëndetësore nga maji i vitit të kaluar zhvillohen kualifikime plotësuese për pjesëmarrësit nga BE dhe nga vendet jo anëtare. Edhe një kurs i gjermanishtes me fjalorin specifik të punës është pjesë e këtij kualifikimi. E veçanta e konceptit është kombinimi i shkollimit, integrimit dhe mbështetjes financiare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ne e duam Japoninë”: Trump mirëpret kryeministrin japonez në Shtëpinë e Bardhë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës – propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Lija e majmunit në Evropë: Në cilat shtete është zbuluar lloji më i rrezikshëm i virusit?
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër