Në vitet ’20, në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare. Në misionin e tyre ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin. Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive. Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.
Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë. Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm. Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.
“Të gjithë punonjësit e misionit amerikanë shprehen se ai është një ‘xhevahir’ dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen doresh”, shkruhet në diçiturën që shoqëron foton.
Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, kur gazeta amerikane do të shkruante për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”. Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.
“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri. Ai thuhet se flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur. Kjo është diçka të pazakontë në Shqipëri. Kjo nënkupton se ai është i aftë të flasë me secilin prej fiseve të shumta të vendit, pa thënë ndonjë fjalë që mund të lerë mundësinë e keqkuptimin sikur po mban anë në përplasjet që kanë palët mes tyre. Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma. Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri”, shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920.
Një personazh tjetër i jashtëzakonshëm për aftësitë komunikative që evidentohet në arkivën e misionit amerikan është edhe një djalë i vogël që fliste pesë gjuhë të ndryshme. Në diçiturën që shoqëron foton, djali nga Tirana cilësohet si një “talent i ri dhe premtues” në fushën e gjuhësisë.
“Ky djalë shqiptar flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher. Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”, është diçitura që shoqëron foton e djaloshit. /scan-tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Fjalimi i Skënderbeut!?
MOS U DORËZO KURRË
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Aktivitetet për ditën e katërt të Panairit të Librit
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje