Ambalazhuesit e ujit, të cilëve u tha se qeveria ua fali 57 milionë euro borxhe, thonë se kjo është e pavërtetë.
Sipas tyre, kjo shifër ka dalur nga të dhëna hipotetike.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës deklaruan kështu në një konferencë për media, pas vizitës në fabrikën e ujit Bonita në Lipjan.
Sipas ambalazhuesve, shuma në fjalë është nxjerrë nga një analizë e cila ka ofruar tre shuma të ndryshme hipotetike në bazë të ambalazhimit të ujit me kapacitet prodhues 24 orë, 12 orë dhe 8 orë për 300 ditë.
“Shuma e përmendur është përllogaritur nga hipoteza se kompanitë e ambalazhimit kanë punuar pa ndërprerë gjatë gjithë vitit, shtatë ditë në javë, 24 orë pandërprerë, me kapacitete të plota”, thuhet në reagim.
Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, tha se asnjë kompani vendore e ambalazhimit nuk ka punuar dhe nuk punon me kapacitete të plota dhe pandërprerë, “përkundrazi shumica e ambalazhuesve të ujit punojnë me kapacitete më të vogla dhe shpesh të përgjysmuara për periudha të caktuara të vitit”, njofton Klan Kosova.
Në këtë prononcim u tha se tregu i ujit në Kosovë vlerësohet afër 11 milionë euro.
“Ambalazhuesit vendorë mbulojnë vetëm 30 %-40 % të këtij tregu, apo shprehur ndryshe kanë qarkullim vjetor prej 4 deri 5 milion euro. Me shumën e supozuar të faljes së borxheve, ambalazhuesit e ujit do të duhej të kishin qarkullim vjetor afër 70-80 milion euro në vit”, tha Panxha.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
A don me mësu qysh me editu video?
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Bie çmimi i naftës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë