LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në Kodrën e Diellit reshje bore

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në Kodrën e Diellit reshje bore

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa, në pjesët jugore të shtetit rrugët janë kryesisht të thata, njoftojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Kodrën e Diellit ka reshje të borës, që në vende të caktuara shtresohet nëpër korsitë, por deri më tani reshja e borës nuk ka penguar qarkullimin e automjeteve. Në pjesë të caktuara të rrugëve që kalojnë nëpër gryka ekziston rreziku nga rrëshqitja e tokës.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore dhe rikujton se deri më 15 mars të këtij viti në fuqi është vendimi për pajisjet dimërore./Telegrafi/