LAJMI I FUNDIT:

MPB e Maqedonisë dhe Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim kundër terrorizmit

MPB e Maqedonisë dhe Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim kundër terrorizmit

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Oliver Spasovski dhe Fatmir Xhafaj, sot në Ohër nënshkruan Memorandum për bashkëpunim policor në sferën e terrorizmit që parasheh këmbimin e informacioneve dhe individëve dhe grupeve të cilat figurojnë si zbatues potencial të aksioneve terroriste në të dyja vendet dhe në rajon.

“Terrorizmi është sfidë globale, por edhe rrezik me të cilin ballafaqohen edhe shtetet në rajon. Memorandumi i nënshkruar sot nënkupton dy aspekte në ballafaqimin me terrorizmin edhe atë në mënyrë parandaluese dhe represive. MPB-të e të dyja shteteve bashkëpunojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e kufirit, ndërsa përmes qasjes moderne në sigurimin e tij u mundësuan njëherësh kontrolli por edhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallit”, tha Spasovski.


Homologu i tij shqiptar Xhafaj shfaqi kënaqësi që nuk ka asnjë çështje të hapur nga sfera e sigurisë dhe bashkëpunimit që i prek të dyja shtetet. Për të gjitha aspektet për çështjet të cilat janë nën ingerencat e ministrive të Punëve të Brendshme, edhe pala e Maqedonisë edhe ajo shqiptare kanë qëndrim identik.

“Ekziston pajtueshmëri për të gjitha çështjet, si për bashkëpunimin të cilin e kemi ashtu edhe për atë në të ardhmen. Dhe kjo nuk mund të jetë kurrsesi më ndryshe përveç se t’i ndjek marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve siç u ngjan dy fqinjëve, ndërsa bashkëpunimi ynë si Ministri për t’i ndjekur këto parime dhe në këtë mënyrë të kontribuojë për siguri më të madhe që mund të jetë shembull pozitiv për rajonin”, theksoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori