LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Prishtinë – Mitrovicë merr emrat e tre heronjve

Autostrada Prishtinë – Mitrovicë merr emrat e tre heronjve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ua ka dorëzuar familjarëve vendimin për emërimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë, me emrat e heronjve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Iniciativa për emërimin e kësaj autostrade me emrat e heronjve të Kosovës ka ardhur nga kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli dhe e miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit theksoi pas takimit me familjarët e tre dëshmorëve është e para e këtillë, përcjell ksp.


“Kjo është një ngjarje e parë e këtillë. Iniciativën për emërtimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë, e ka dhënë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Qeveria e ka miratuar me votë propozimin e ministrit Lekaj, e gëzofshim bashkë e lavdi heronjve”, tha Haradinaj.

Sabit Zejnullahu, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu, tha se e kanë pritur këtë veprim qysh moti që të realizohet, porse prapë nuk është vonë.

“Unë e kam pritur por dikur mori në thua, edhe erdhi deri këtu, por prapë nuk është vonë. Unë i falënderoj gjithë ata që kanë qenë iniciator edhe Qeveria edhe njerëzit që kanë punuar. Po them që nuk është harruar, vazhdon jeta kështu. Ne jemi plakur por ju e gëzofshi”, theksoi Zejnullahu.

Në shenj respekti për sakrificën e bërë, kryeministri Haradinaj u ka dhuruar edhe nga një flamur kombëtar familjeve të dëshmorëve. Ndërsa, Zejnullahu shpalosi kujtimet se si e kishin përdorur flamurin kombëtar kur ai ishte i ndaluar të përdorej në Kosovë.

“Na kemi jetuar në atë kohë duke e përmendur edhe natën edhe ditën, por fshehtë, sepse nuk kemi guxuar ta përdorim. Vonë është lejuar të përdoret flamuri kombëtar në Kosovë, kemi pasur gëzim të madh, por tash janë bërë dy shtete, me një flamur nuk munden me qenë”, u shpreh ai.

Vendimi për emërimin e autostradës Prishtinë – Mitrovicë, me emrat e heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, u mor pikërisht në 21 vjetorin e rënies së tyre.

Punët për autostradën Prishtinë – Mitrovicë ende nuk kanë përfunduar.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori