LAJMI I FUNDIT:

PSG e largoi Mouran pasi spiunonte tek gazetat

PSG e largoi Mouran pasi spiunonte tek gazetat

Mesfushori brazilian Lucas Moura luante pak te PSG dhe fliste shumë.

Kjo është historia e Lucas Mouras, të paktën në këndvështrimin e të përditshmes franceze “Le Parisien”.

Në artikullin e publikuar në tabloidin francez zbulohen prapraskenat e një merkatoje që rezervon disa motive të pazakonta.


Sipas versionit të “Le Parisien”, arsyeja se pse braziliani përfundoi te skuadra e Tottenham në këtë sesion të fundit të merkatos, kishte të bënte me faktin që 25-vjeçari ishte një thashethemexhi i thekur.

Moura ishte një spiun, ai që konsiderohej burim i sigurt brenda dhomave të zhveshjes nga mediat, por që në fakt përçmohet për këtë ves nga trajneri dhe shokët e tjerë të skuadrës.

Ai fliste me gazetarët, zbulonte sekrete të grupit, incidentet apo hatërmbetjet, duke thyer në mënyrë të hapur rregullin e parë të një grupi të unifikuar, ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes mbetet aty.

Lucas Moura dhe Ben Arfa, me këtë të fundit i cili vijon të qëndrojë te PSG, përbënin dyshen që thyente këtë rregull.

Prandaj klubi i Parisit ka qenë më se i lumtur t’i hapte dyert e largimit brazilianit, jo për arsye financiare apo teknike, por thjesht disiplinore dhe etike. Një tentativë kjo për të rikthyer qetësinë dhe klimën e mirë brenda grupit.

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Ajo që ndodhi në Bukuresht, nuk përsëritet në Prishtinë" - kreu i Dardanëve, Berisha flet për mediat rumune para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori