Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se institucionet vendore nuk duhet të lejojnë që Kosova të bëhet fushëbetejë e atyre që na i marrin fëmijët dhe i shndërrojnë në vrasës.
Këto komente i pari i vendit i bëri në konferencën njëditore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.
Haradinaj tha se institucionet shkollore janë në betejë për luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të të rinjve të vendit.
Ai u shpreh i bindur se institucionet vendore do të jenë të bashkuara dhe do të punojnë me të gjitha instrumentet për t’i thënë stop kësaj dukurie në Kosovë.
“Qëllimi i Kosovës është stop stop depërtimit mbërritjes, marrjes së fëmijëve tanë dikur është vonë nëse nuk e bëjmë në kohë për këtë arsye institucioni i shkollës, arsimi në tërësi është vendi ku po zhvillohet tani beteja janë edukatorët janë përgjegjësit por jo vetëm ata jemi të gjithë ne…. Nuk guxojmë me lejua këtë, nuk do e lejojmë këtë kushdo që bënë paqe me këtë është kah pajtohet që fëmija e saj i tij ta ketë atë fat por një vend do të jemi bashkë, do të jemi unik, do të jemi të vendosur që mos e lejua këtë, do t’i gjejmë krejt ato rrugë, krejt ato mundësi, krejt ato instrumente, krejt ato mjete të nevojshme që kjo mos mi ndodh Kosovës “, tha ai.
Kreu i ekzekutivit të vendit tha sa janë duke punuar që me kohë t’i mbrojnë fëmijët nga çfarëdo ekspozimi i keq qoftë nga droga, alkooli apo edhe ekstremizmi.
Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Kosovë.
Ai tha se përmes strategjisë për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit pjesë e të cilës është edhe MASHT-i kanë arritur të përmirësojnë gjendjen sa i përket ndërgjegjësimit të nxënësve dhe prindërve për rreziqet e këtyre dukurive.
“Një ndër pikat kyçe që Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë ka marr hapa në këtë pjesë të kësaj strategjie është fleksibiliteti i kurrikulave për temën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, trajnimin për parandalimin e dukurive negative duke përfshirë këtu ekstremizmin e dhunshëm, rreziqet që vijnë nga interneti të mbuluara me material didaktik dhe udhëzues relevant për parandalimin e kësaj dukurie përmes edukimit në arsim” u shpreh ai.
Sipas Bytyqit përveç arsimimit, bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse për këtë çështje është i rëndësishëm për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.
Collen Hyland, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë tha se Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur të rinjtë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm .
Sipas saj sektori i arsimit të Kosovës duhet ta zhvendos fokusin e saj drejt mësimit të rinjve për të menduarit kritik, sepse ato mundësojnë në vlerësimin më të mirë të informatave.
Sipas saj të menduarit kritik ndikon edhe në zgjidhjen e problemeve tjera në ekonomi e udhëheqje.
“Një theks i veçantë i ngjarjes së sotme, duke zhvendosur fokusin në sektorin e arsimit të Kosovës drejt mësimit të të menduarit kritik, është një element thelbësor që i pajis mendjet e reja me mjetet për të rezistuar përfundimisht komunikimit radikal. Aftësitë e të menduarit kritik mundësojnë vlerësimin më të mirë të informacionit që ata marrin, formulimin dhe bërjen e pyetjeve të rëndësishme, njohjen e gabimeve dhe arsyetimin, bashkëpunimin me bashkëmoshatarët e tyre dhe vënien në pyetje të gjitha supozimeve. Këto aftësi jo vetëm që do të ndihmojnë rininë të bëhet më pak e ndjeshme ndaj terrorizmit dhe radikalizimit online. Të menduarit kritik do të përgatisë të rinjtë të jenë zgjidhësit e problemeve të Kosovës për të ardhmen në ekonomi dhe udhëheqje”, tha ai.
Sipas saj ambasada amerikane mbështet fuqishëm qeverinë e Kosovës për plan programet arsimore për të luftuar këto dukuri shqetësuese.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Jan Braathu, kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë i cili tha se 83 për qind e popullsisë së Kosovës janë përdorues të internetit dhe ky është ekspozim i madh ndaj mesazheve të rrezikshme të radikalizmit dhe ekstremizmit.
Ai ka përgëzuar institucionet e Kosovës për rezultatet që ka treguar zbatimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2015-2020 për të parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm.
Këto të dhëna mbresëlënëse japin një tregues të vetëm të një shkrim-leximi të mrekullueshëm të internetit në Kosovë të popullit të Kosovës, por gjithashtu një ekspozim të madh ndaj mesazheve të rrezikshme, radikalizmit dhe ekstremizmit. Më lejoni të them se përpjekjet e ndërmarra deri më tani nga institucionet e Kosovës për të zbatuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2015-2020 për të parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm që çojnë në terrorizëm janë për të vlerësohen shumë. Në fakt, vlerësimi i zbatimit të kësaj strategjie tregon se rreth 63% e aktiviteteve të Strategjisë dhe Planit të Veprimit janë zbatuar me sukses, tha ai.
Në tryezën me temë“Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online” mori pjesë edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra i cili tha se arsimi në Kosovë kërkon reformë të thellë substanciale.
Ndërsa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe ai i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi kanë shprehur gatishmërinë e institucioneve që ata udhëheqin për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin.
Konferenca me temë “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online” realizohet me rastin e fillimit të Javës për internet të sigurt me moton “Krijo, lidhu dhe trego respekt: një internet më i mirë fillon me ty”, që do të shënohet nga data 2-9 shkurt 2018, në kuadër të Ditës Botërore për internet të sigurt. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse ka ndalesë qarkullimi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles