LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet në korsi të thata. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në disa rrugë mund të ketë rëshqitje të dheut, sidomos në akset: Koçani – Makedonska Kamenica – Dellçevë, Vinica – Berovë, Gostivar – Strazhë dhe Mavrovë – Dibër – Strugë.


Deri më 15 mars të këtij viti në fuqi është vendimi për pajisjet dimërore./Telegrafi/