Ka shumë gjëra të cilat i frustrojnë prindërit kur është fjala për sjelljen e fëmijëve, shprehitë e këqija gjatë shujtave, si dhe shpenzimin e kohës së tepërt para ekraneve.
Sidoqoftë, ankthi dhe stresi i tepërt nuk zgjidhë asgjë, ndërkaq psikologu Ross Greene i këshillon prindërit të ‘bashkëpunojnë’ me fëmijën, transmeton Telegrafi.
Greene mendon se rezultatet më të mira në disiplinën e fëmijës ndikohen, e nuk kontrollohen – që do të thotë se me fëmijën duhet të jeni më shumë si bashkëpunëtor sesa si mësues.
Më poshtë e keni procesin tri-hapësh që prindërit duhet ta ndjekin për të pasur ndikim më të mirë te sjellja e fëmijës.
Gjeni rrënjën e problemit
Këtë hap Greene e quan hapi i mëshirës, sepse prindi duhet të mundohet që përmes shumë pyetjeve ta zbulojë nga fëmija zanafillën e problemit.
Komunikimi me fëmijët është esencial që prindërit ta gjejnë shkaktarin e sjelljes së keqe.
Shpjegojani fëmijës se përse diçka duhet të funksionojë
Në këtë hap, prindërit duhet t’ua shpjegojnë fëmijëve se përse duhet të shkojnë në shtrat më herët ose përse duhet të hanë më shumë perime. Kësisoj, në vend se ta detyroni fëmijën, ata do ta kuptojnë rëndësinë e diçkaje duke bashkëpunuar.
Punoni bashkë për një zgjidhje
Dhe në fund është hapi ku prindërit mund ta propozojnë një zgjidhje dhe ta ftojnë fëmijën për ta implementuar së bashku, ndërkaq më e rëndësishmja është që zgjidhja të jetë e pranueshme për dy palët.
P.sh., nëse fëmija refuzon t’i pastrojë dhëmbët sepse nuk i pëlqen shija e pastës së dhëmbëve, atëherë prindi duhet t’i sigurojë disa lloje të pastave derisa ta gjejë një shije që i pëlqen; nëse fëmija nuk dëshiron të flejë herët, atëherë prindi duhet ta angazhoj në aktivitete fizike për ta lodhur dhe ta bëjë të ketë nevojë për gjumë.
Ndoshta kjo metodë nuk i zgjidhë të gjitha problemet e sjelljes brenda nate, por me kohën mund të prisni më shumë rezultate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t’i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A