LAJMI I FUNDIT:

MPB: Jakimovski nuk e ka vozitur makinën që aksidentoi motoçiklistin

MPB: Jakimovski nuk e ka vozitur makinën që aksidentoi motoçiklistin

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se ka pasur aksident komunikacioni, në të cilin ka marrë pjesë makina e ish-kryetarit të Karposhit, Stevçe Jakimovski, por sipas MPB-së ai nuk ke ka vozitur makinën.

“Sot në orën 13 në bulevardin “M.T Gologanov” në Shkup, ka ndodhur aksident komunikacioni mes makinës “BMW” me targa të Shkupit e drejtuar nga E.J (53) dhe motoçikletës me targa të Shkupit e drejtuar nga Gj.A (37). Gj.A me makinën e Nihmës së Shpejtë është transferuar në Qendrën për Urgjencë. Ndërsa policia për momentin po kryen hetime në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas aksidentit dëshmitarët okularë arritën ta fotografojnë Jakimovskin, i cili qëndronte afër vendit të ngjarjes, ndërsa nuk dëshiroi të komentonte aksidentin.


“Është problemi juaj, shkruani çfarë të doni. Të gjithë ata që qëndrojnë këtu kanë bërë aksident?”, tha Jakimovski./Telegrafi/