LAJMI I FUNDIT:

Gjiknuri: Këtë vit nis thellimi dhe zgjerimi i Portit të Durrësit

Gjiknuri: Këtë vit nis thellimi dhe zgjerimi i Portit të Durrësit

Këtë vit do të nisë thellimi dhe zgjerimi i Portit të Durrësit, synimi për të cilin është të bëhet një destinacion potencial për qarkullim më të madh të mallrave dhe udhëtarëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Vangjush Dako zhvilluan një vizitë në Portin e Durrësit. Ata panë nga afër terminalin e pasagjerëve ndërsa zhvilluan një bashkëbisedim edhe me drejtuesit e Portit për potencialet e zhvillimit.

“Jemi duke bërë një inspektim në Portin e Durrësit, duke parë se si funksionojnë kryesisht terminalet të cilat publiku e di që janë dhënë me koncesion, në disa raste të kritikueshme e nuk kemi pse ta fshehim. Jemi këtu pasi në Portin e Durrësit do të kemi dy zhvillime shumë interesante. Së pari, këtë vit do të fillojmë projektin e shumë pritur të thellimit të thellimit dhe zgjerimit të Portit që do të thotë se do ketë më shumë hapësirë për aktivitete. Nga ana tjetër kemi filluar diskutimet edhe për mundësinë që Porti i Durrësit të kthehet në një destinacion kroçerash mesdhetare. Do të thotë që për periudhën e sezonit, këtu të ketë nga një kroçerë çdo ditë çka do jetë një nxitje ekonomike për portin dhe gjithë qytetin e Durrësit”, nënvizoi ministri Gjiknuri.


Më tej, ai sqaroi se Autoriteti Portual ka ndërmarrë hapat e duhur për të aplikuar tek donatorët e bankat në lidhje me gjetjen e financimeve që do mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të Portit.

“Autoriteti portual ka aplikuar edhe për financime në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku është parë me shumë prioritet financimi. Jam i bindur se kombinimi i këtyre financimeve me interesin e shtuar kroçerave do të ketë një rritje ekonomike më të madhe për portin dhe gjithë qytetin. Porti përgjithësisht ka patur rritje ekonomike, pra janë shtuar volumet. Investimet në rrjetin rrugor apo edhe investimet që do të bëjmë në hekurudhë patjetër do ti rrisin interesin Portit të Durrësit dhe do të rritet konektiviteti ku porti nuk ka përse ti shërbejë vetëm Shqipërisë por edhe vendeve të tjera të rajonit”, theksoi Gjiknuri. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori