LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Shfuqizimi i Speciales ka ideatorë, iniciatorë dhe deponues të nënshkrimeve (Video)

Sherifi: Shfuqizimi i Speciales ka ideatorë, iniciatorë dhe deponues të nënshkrimeve (Video)

Shefi i grupit parlamentar të “Nisma për Kosovën”, Bilal Sherifi, ka theksuar se shfuqizimi i Gjykatës Speciale ka ideator, iniciatorë dhe deponues të nënshkrimeve.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTv Dukagjini ka thënë se është koha që iniciatorët dhe ideatorët e shfuqizimit të Speciales, të mos fshihen më.

“Mendoj se duhet dhe është koha të dalin dhe të marrin autorësinë. Të thonë e lëmë këtë punë për shkak të presionit ndërkombëtar, ose të thonë në shkojmë përpara”, ka shtuar Sherifi. /Telegrafi/