Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) lansoi sot sistemin e elektronik të procedurave të punës për shërbimet e saj, program i financuar nga USAID-i, i cili ka për qëllim të ulë nivelin e shpenzimeve, dhe përmirëson shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, tha se sistemi i ri jo vetëm që do të ndikojë në shkurtim të procedurave, por edhe mbron edhe shëndetin e qytetarëve.
“Sistemi i ri elektronik do të mundësojë që Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në mënyrë dramatike të përmirësojë efikasitetin, transparencën, shkurton shpenzimet dhe përmirëson shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ky sistem i ri elektronik është punuar në Kosovë nga ndërmarrja e teknologjisë informative Cactus. Është shumë e qartë që ky sistem jo vetëm që po e thjeshton procedurat e punës po ashtu lehtëson punën e inspektorëve për të ofruar siguri të ushqimit sipas standardeve të BE-së dhe gjeneron të ardhura për Qeverinë. Po çka është edhe më e rëndësishme i mbron konsumatorët kosovarë”, tha Delawie.
Kryeshefi i AVUK-ut, Valdet Gjinovci, tha se ky sistem është krijuar për nevojat e AVUK, pasi para futjes së këtij sistemi të ri elektronik, raportet financiare përgatiteshin dhe dorëzoheshin një herë në muaj dhe nuk ekzistonte një ndërlidhje e aktiviteteve të kontrollit kufitar ndërmjet Agjencisë dhe Doganës.
“U paraqit nevoja për sistemin më të avancuar të tokologjisë në pikat inspektuese kufitare lidhur me sistemin e raportimit mbi kontrollin, menaxhimin financiar dhe sisteme të ndryshme të kontrollit të ushqimit. AVUK si autoritet kompetent për sigurinë e produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe bimore në kontrollin e importit, por edhe të operatorit të biznesit ushqimore, konsideronte se ka lindur nevojë urgjente që të përmirësohet kapacitetet tona në hap me kohën me një sistemi të avancuar të teknologjisë informative. Edhe kësaj radhe falë bashkëpunimit të mirë nga USAID-i, u mbështetë me grantin për vendosjen e sistemit informativ, i cili ishte i domosdoshëm”, tha Gjinovci.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë