LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet drejtori i Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, mbrëmë aksidentoi 21-vjeçaren me makinë

Dorëhiqet drejtori i Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, mbrëmë aksidentoi 21-vjeçaren me makinë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Dragan Spasov Dac, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij, e që është pranuar edhe nga ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski.

Arsye për dorëheqjen e Dac është aksidenti i mbrëmshëm në Kisella Voda, i cili me makinë goditi 21-vjeçaren duke i shkaktuar lëndime trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qeveria sot në konferencë për shtyp, përmes zëdhënësit Mile Boshnjakovski, tha se aksidenti së pari do të hetohet detajisht, dhe nëse dikush ka kryer shkelje do të shkarkohet dhe nuk do të bart funksion publik./Telegrafi/