LAJMI I FUNDIT:

‘TV Most’ përmirëson titullin që përmbante gjuhë të urrejtjes

‘TV Most’ përmirëson titullin që përmbante gjuhë të urrejtjes

Kryeredaktorja e “TV Most”, Liljana Jankoviq ka thënë se mediumi ka bërë një lëshim dhe se titulli i shkrimit është i papranueshëm për të, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

AGK gjatë ditës së djeshme ka reaguar në lidhje me artikullin “Terroristët shqiptarë kërcënojnë Marko Gjuriqin”, të “TV Most” në Zveçan, shkrim ky që sipas Asociacionit përmbante gjuhë të urrejtjes.

Pas reagimit të AGK-së, “TV Most” ka ndryshuar titullin e shkrimit të publikuar më 28 janar 2018.


“Titulli është plotësisht i papranueshëm. Ky është lëshimi ynë dhe menjëherë do të ndërrojmë titullin. Kjo është thyerje e Kodit dhe nuk është një gjë që ne bëjmë. Nuk ka qenë me qëllim, tani e kam parë tekstin dhe menjëherë kam reaguar, ne nuk raportojmë kësisoj”, i tha Jankoviq Asociacionit të Gazetarëve të Serbisë.

AGK dënon gjuhën e urrejtjes në TV Most
Lexo po ashtu AGK dënon gjuhën e urrejtjes në TV Most

AGK inkurajon të gjitha mediat në Kosovë që t’i përmbahen standardeve profesionale dhe Kodit të Etikës për një informim të drejtë dhe objektiv.

“TV Most” kishte publikuar një artikull të shkurtër në lajmet e mbrëmjes së 28 janarit 2018 në lidhje me shënimin e disa grafiteve në një shkollë fillore në fshatin Uglar, që gjendet në afërsi të Fushë-Kosovës, ku mësimin e ndjekin fëmijët e komunitetit serb.

Më pas, në portalin e këtij televizioni është përdorur termi “Siptari” i cili është ofendues ndaj shqiptarëve dhe i cili shpjegon disa detaje të tjera të këtij incidenti, me titull “Terroristët shqiptarë kërcënojnë Marko Gjuriqin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori