LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon gjuhën e urrejtjes në TV Most

AGK dënon gjuhën e urrejtjes në TV Most

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dërgon kritikë të ashpër redaksisë së televizionit Most me seli në Zveçan për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në artikullin “Šiptarski teroristi prete Marku Đuriću”.

Sipas AGK-së, “TV Most” ka publikuar një artikull të shkurtër në lajmet e mbrëmjes së 28 janarit 2018 në lidhje me shënimin e disa grafiteve në një shkollë fillore në fshatin Ugljarë, që gjendet në afërsi të Fushë Kosovës, ku mësimin e ndjekin fëmijët e komunitetit serb.

Më pas, në portalin e këtij televizioni, është përdorur termi “Siptari” i cili është ofendues ndaj shqiptarëve dhe i cili shpjegon disa detaje të tjera të këtij incidenti, me titull “Šiptarski teroristi prete Marku Đuriću” (terroristët shqiptar kërcënojnë Marko Gjuriqin).


Po ashtu, sipas AGK-së, ky medium ka shkelur kodin etik duke përdorur po ashtu termin “terroristë” duke e cilësuar vet ky medium se rasti në fjalë ka të bëjë me ‘terrorizëm’.

TV Most ka shfrytëzuar burimin e informacionit nga një medium tjetër për këtë ngjarje, Radio KiM-it në këtë rast, por vërehet hapur se titulli ofendues ka qenë i redaksisë së këtij televizioni, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK konsideron se TV Most duke përdorur këtë term ofendues për Shqiptarët ka thyer jo vetëm standardet etike por edhe normat ndërkombëtare që ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe të diskriminimit.

AGK përkujton mediumet në Kosovë se gjuha e urrejtjes është vepër penale e cila sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori