LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite grumbullon 107 miliardë dollarë nga të dyshuarit për korrupsion

Arabia Saudite grumbullon 107 miliardë dollarë nga të dyshuarit për korrupsion

Arabia Saudite thotë se tashmë ka mbledhur më shumë se 107 miliardë dollarë nga njerëzit e arrestuar gjatë një aksioni për kundër korrupsion.

Shumica e të dyshuarve janë liruar nga paraburgimi pasi kanë rënë dakord të paguajnë “në lloje të ndryshme të aseteve, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, subjekte komerciale, letra me vlerë, para të gatshme dhe pasuri të tjera”, tha të martën Prokurori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite, Shejh Saud Al Mojeb, shkruan Telegrafi.


Autoritetet saudite tani janë në përfundim të hetimeve që filloi më 4 nëntor, kur autoritetet arrestuan dhjetëra zyrtarë qeveritarë dhe biznesmenë të shquar.

Shejh Saud tha se 381 persona u janë nënshtruar hetimeve. Disa u liruan pasi zyrtarët nuk ishin në gjendje të siguronin ‘prova të mjaftueshme’ për të mbështetur akuzat kundër tyre, ndërsa të tjerët u liruan pas ‘pranimit të akuzave për korrupsion’ dhe negocimit me qeverinë.

Prokurori i përgjithshëm tha se 56 vetë mbetën në paraburgim.

Një nga të dyshuarit më të lartë është miliarderi Alwaleed bin Talal, i cili u lirua të shtunën. Kushtet e lirisë së tij mbeten të paqarta dhe ministria e Informacionit të vendit tha se nuk do të komentonte mbi gjendjen e tij.

Princi saudit u tregoi gazetarëve si dukej "qelia e tij e burgut" në hotelin luksoz, thjesht nuk i mungonte asgjë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Princi saudit u tregoi gazetarëve si dukej "qelia e tij e burgut" në hotelin luksoz, thjesht nuk i mungonte asgjë (Foto/Video)

Alwaleed, themeluesi i ‘Kingdom Holding’, i tha Reuters se nuk kishte ‘asnjë akuzë’ kundër tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori