Një tjetër lajm i mirë vjen për Shqipërinë dhe praninë e saj në “Sanremo” edhe për këtë vit. Sërish në shkurt të këtij viti do të jetë shqiptari Ermal Meta, ai që do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane, duke na bërë të ndihemi edhe njëherë krenarë, ashtu sikurse një vit më parë.
Meta nuk do të jetë vetëm këtë herë në garë. Në festivalin që do të mbahet në qytetin e luleve, nga data 6-10 shkurt, Ermal Meta do të sjellë një duet, së bashku me këngëtarin italian Fabrizio Moro.
Artistët kanë bërë publike vetëm pak sekonda nga videoja e këngës së tyre konkurruese, “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), në qendër të së cilës shfaqet një qytet i shkatërruar plotësisht.
Videoja sjell rrugët e këtij qyteti me shtëpi të rrënuara nga bombardimet dhe luftimet e vazhdueshme, me imazhet mbresëlënëse që lënë të kuptohet fuqinë që muzika ka në luftën ndaj frikës dhe terrorizmit.
Dy këngëtarët rikthehen në Teatrin “Ariston”, një vit pas sukseseve respektive individuale, në skenën e të cilit interpretuan këngët “Vietato Morire” dhe “Portami Via”.
Një vit më parë, shqiptari Ermal Meta u kurorëzua në “Sanremo” me çmim në kategorinë e riinterpretimeve të këngëve të njohura të së kaluarës, ku kantautori me origjinë shqiptare la pas 15 zëra të njohur të muzikës së lehtë italiane.
Ndërkohë, Ermal Meta ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert “live” në Milano, më 28 prill, për të prezantuar albumin e tij të ri me titull “Non abbiamo armi” (Nuk kemi armë), gjithnjë duke sjellë në vëmendje të publikut çështje të ndjeshme e aktuale. /GazetaShqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze