LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca për lëndën “Toplik”

Shtyhet seanca për lëndën “Toplik”

Seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Toplik” në të cilën të dyshuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe pesë persona tjerë për shitje të tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit, është shtyrë për më 8 mars.

Avokatët para fillimit të diskutimit kryesor kërkuan që analizat e dokumentacioneve të përpunuara nga PSP-ja, të merren, pasi personi i hetuar për momentin është drejtor i Agjencisë për Kadastër, ndërsa vajza e tij punon në PSP. Sipas tyre, analizat kanë qenë të njëanëshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorët e PSP-së mendojnë se kërkesa e mbrojtjes është e pabazë, pasi kërkuan që gjykata të mos e pranojë aneksën.


Seanca e kaluar u shty për shkak përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë, Vasilije Aviroviq.

Ky proces gjyqësor është në fazën e dëshmive./Telegrafi/