LAJMI I FUNDIT:

Sundimi i ligjit, Norvegjia ndan përvojat me Kosovën

Sundimi i ligjit, Norvegjia ndan përvojat me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim Svein Eriksen nga Agjencia Shtetërore Norvegjeze për Menaxhim Publik, me të cilin bisedoi për bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e sigurisë.

Në këtë takim, ministri Sefaj tha se përfitimi i përvojës dhe ekspertizës norvegjeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në fushat e menaxhimit të personelit të policisë, si dhe modelet e luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit janë më shumë interes për institucionet e sigurisë së Kosovës.


Ndërsa, Svein Eriksen nga Agjencia Shtetërore Norvegjeze për Menaxhim Publik shprehu gatishmërinë e tij të plotë që përvojat e Norvegjisë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm të barten tek institucionet e Kosovës.

Sefaj dhe Eriksen u pajtuan për të shqyrtuar modalitetet e bashkëpunimit praktik përmes ndërmarrjes se një analize të gjendjes aktuale, si dhe diskutimit të një plani të mundshëm në funksion të rishikimit funksional dhe aspekteve për ngritje të kapaciteteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori