LAJMI I FUNDIT:

Princi saudit u tregoi gazetarëve si dukej “qelia e tij e burgut” në hotelin luksoz, thjesht nuk i mungonte asgjë (Foto/Video)

Princi saudit u tregoi gazetarëve si dukej “qelia e tij e burgut” në hotelin luksoz, thjesht nuk i mungonte asgjë (Foto/Video)

Miliarderi saudit është liruar javën e kaluar nga burgu, ku dy muaj më parë ishte arrestuar pasi qeveria nisi luftën kundër korrupsionit.

Ende nuk dihet cilat janë kushtet që ai është liruar, kurse zyrtarët sauditë nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me këtë, transmeton Telegrafi.


Por vendimi për lirimin e tij dhe disa pasanikëve tjerë të famshëm, është një tregues së hetimet kundër korrupsionit janë në përfundim e sipër.

“Ai ka arritur në shtëpi”, ka deklaruar një burim i afërt me familjen e princit.

Princi Alvalid ka kaluar dy muaj burgim në hotelin “Ritz-Carlton” së bashku me dhjetëra zyrtarë tjerë të lartë dhe biznesmenë. Ata të gjithë janë arrestuar, pasi princi Mohammed bin Salman i shpalli luftë korrupsionit, dhe që njëherit ishte zotuar se do të reformoj këtë vend duke konsoliduar qeverinë e tij.

Prokurori ka njoftuar gjatë javës së kaluar se 90 persona janë liruar, derisa disa tjera kanë paguar lirinë me para të majme, prona dhe metoda tjera. Por, autoritet vazhdojnë t’i mbajnë nën arrest edhe 95 persona tjerë.

Princi Alvalit është pronar i kompanisë “Kingdom Holding”, kurse pasuria e tij vlerësohet të jetë 17 miliardë dollarë duke u bazuar në revistën Forbes”.

Direkt apo indirekt besohet se ai ka aksione në kompani prestigjioze si Twitter, City Group, kurse investime të mëdha ka bërë edhe në hotelet si “George V” në Paris dhe “Plaza” në New York.

Pas raportimeve të disa mediave se princi Alvalid ishte torturuar gjatë qëndrimit në burg, ai i ka ftuar gazetarët e BBC-së derisa u largua nga burgu që të filmojnë kushtet të cilat i kishte pasur.

Në apartamentin luksoz brenda hotelit atij nuk i mungonte asgjë, kështu në fillim ua tregon gazetarëve atletet me të cilat ushtron tenis, dhe më pas shëtitet nëpër dhomat luksoze të hotelit. Gjithashtu, u shpjegon se si kundër tij nuk është ngritur kurrfarë akuze, por se vetëm “kishte biseduar me autoritetet”.

Ai madje ka folur edhe për sallatat e tij të preferuara që i han, duke shtuar se vazhdimisht ka ushtruar, shëtitur dhe notuar gjatë kohës sa ishte i burgosur. Përveç se është anëtar i familjes mbretërore, nipi i themeluesit të Arabisë Saudite, është gjithashtu nipi i kryeministrit të parë libanez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori