LAJMI I FUNDIT:

Harta e shteteve të Evropës me ajrin më të ndotur (Foto)

Harta e shteteve të Evropës me ajrin më të ndotur (Foto)

Ndotja e ajrit është bërë një problem global, i cili ka prekur edhe Kosovën e në veçanti Prishtinën, që ditëve të fundit ka arritur të futet në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Derisa autoritetet lokale dhe ato qendrore janë duke u munduar të gjejnë mënyra për ta përmirësuar ajrin, qytetarët vazhdojnë të brengosen për shëndetin e tyre e në veçanti të fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh se numri i veturave të vjetra është shumë i madh në Kosovë, si dhe i familjeve që përdorin thëngjill për ngrohje ,që është një nga faktorët kyç të ndotjes së ajrit, një problem i tillë ka prekur edhe shumë vende të Evropës.


Por, ekziston një dallim i madh edhe mes vendeve të Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore. Vendet e Evropës Lindore duket se kanë gjetur alternativa, dhe kështu qytetarët e këtyre vendeve kanë një ajër shumë më të pastër sesa ata të Evropës Lindore.

Harta e publikuar më poshtë shfaq vendet që kanë ajrin më të ndotur , që është i ndarë në kategori bazuar në ngjyrat. Dhe është interesant se si vendet me ajrin më të pashëndetshëm janë nga Ballkani dhe disa vende tjera të Evropës Lindore.

Ndërsa, Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të zhvilluara të kësaj pjese të Evropës kanë punuar shumë për të parandaluar këtë problem që tashmë është bërë problem global. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori