Po, e pranon se ka udhëtuar drejt Sirisë, por jo për t’u bashkuar ndonjë grupi ekstremist. Ai thotë se ka patur vetëm qëllime humane, një ndjeshmëri të thellë ndaj asaj çka hiqte populli sirian nën Asadin, por që të ketë lyer duart me gjak, këtë kurrë nuk e pranon. Madje ai ka një angazhim publik për ta luftuar ekstremizmin, duke themeluar një OJQ, “INSID”.
Ky është 29-vjeçari kosovar Albert Berisha, i magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, të cilit i është konfirmuar dënimi prej 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit e Kosovës.
Ndaj dhe ka vendosur të reagojë me një letër publike, nën titullin: “Më mirë në burg padrejtësisht, sesa duart me gjak”
Për herën e tretë, sistemi gjyqësor i Kosovës tregohet i padrejtë ndaj meje duke më shpallur fajtor për terrorizëm. Tre vjet e gjysmë burg me pretendimin që i qenkam bashkuar organizatave terroriste; të njëjtat ku refuzova të bëhem pjesë pavarësisht rreziqeve. Ky dënim ndodhi për shkakun që desha të jem pjesë e popullit sirian në kryengritjen kundër kriminelit më të madh të këtij fillim shekulli, kasapit Asad.
Mbi ata që bënë padrejtësi ndaj meje do flas herë tjetër dhe në mënyrë të detajuar.
Që kur m’u ngrit aktakuza, këto tri vite kanë qenë të mundimshme për mua. Shumë pak kam marrë mbështetje nga xhemati dhe aspak nga hoxhallarët, ndaj nuk kam pritur shumë as në këtë ditë të vështirë. Por çka më habiti dhe zhgënjeu ishte gëzimi për dënimin tim nga prej ‘vllaznive xhematli’.
Nuk po flas për vëllezërit e mi të vërtetë muslimanë, por për ata që fatkeqësinë e tjetrit mundohen ta kthejnë në favorin e tyre. Ata që mezi presin që rastin tim dhe vuajtjet e të burgosurve të tjerë t’i përdorin për qëllime të rekrutimit në ideologji ekstremiste.
Këta rreshta po i shkruaj për t’iu drejtuar pikërisht kësaj kategorie, si dëshmi për muslimanët e tjerë dhe publikun e gjerë, në mënyrë që rasti im të mos përdoret si instrument për të përhapur ideologjie të terrorit dhe urrejtje mes njerëzve.
Ju që Islamin e keni mjet përfitimi, e vuajtjen e myslimanëve, argument rekrutimi. Ju thoni se “mirë po ua bën shteti i ‘tagutit’ atyre që janë kthy se e kanë braktisë xhihadin dhe hilafetin tonë”.
Dijeni që çdo dënim është më i mirë sesa jeta në një çmendinë të ngritur mbi frikën dhe gjakun e njerëzve të pafajshëm.
Ne kthyem sepse braktisëm krimin tuaj, terrorin tuaj, mizorinë tuaj, vëllavrasjen tuaj. Ne u kthyem sepse dënuam doktrinën tuaj. Atë doktrinë që ditën e mohoni dhe natën e pëshpëritni në fshehtësi.
Jeni ju ata që thoni sesi ‘shtetet e kufrit’ (shtetet e mosbesimit) i shtypin e i burgosin muslimanët. Por jeni po ju që gëzoheni nga persekutimi i tyre. Më të mira janë disa vite pas hekurave sesa një jetë e tërë me ndërgjegje të copëtuar. Çdo burg është më i mirë sesa dy duar të lara me gjakun e një fëmije.
Më mirë i ofenduar nga ju sesa pjesë e krimeve tuaja. Dhe shumë më mirë në burg përkohësisht sesa i vrarë nga ju pas shpine.
Ju i kërcënonit se po të ktheheshin do bëheshin tradhtarë dhe dënoheshin në burgje përjetësisht. Por çka ju ofroni është një jetë nën bomba dhe terror, me krim dhe intriga. Dhe krejt çka mund t’i gjejë ata u kthyen apo do të kthehen, janë disa vite burg, dhe një jetë normale në atdhe.
Ne me krenari do ta mbajmë burgun. Ndërsa ju dhe ata që ju nxitën, ju mësuan, ju ndërsyen dhe ju tjetërsuan, do jetoni në turpin tuaj. Deri në Ditën e Gjykimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje