Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, se pavarësisht se opozita ka tjetër agjendë dhe jo fokusin në procesin e hapjes së negociatave, pozita është e hapur për dialog.
“Fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe askush e jo më pastaj BE, apo SHBA, nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë. Opozita ka një agjendë që nuk përputhet me fokusin 100% që klasa politike duhet të ketë në këtë proces për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin që të vazhdojmë të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitën”, tha Rama.
Ai informoi deputetët e majtë për pjesëmarrjen në forumin e Davosit, dhe takimet e zhvilluar, ku tha se Shqipëria ka shënuar progres, dhe mendimet e zyrtarëve të BE janë për çeljen e negociatave shumë shpejt.
“Dëshiroj t’ju them se në të gjitha takimet dhe kontaktet e kryera gjatë këtyre tre ditëve intensive ishte krejt e qartë për ne që Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave për anëtarësim me BE-në. Reforma në drejtësi, fillimi i punës për vettingun, dhe mbi të gjitha qartësia se tanimë ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet, janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga Komisioni Europian dhe për miratimin nga Këshilli Europian të çeljes së negociatave për anëtarësim. E theksoj që qartësia e krijuar tek të gjithë aktorët e faktorët kyç në raport me çeljen e negociatave lidhur me pamundësinë e bllokimit politik të reformnës në drejtësi, të vetingut, e konsoliduar me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme dhe me vetë procesin e formimit të KLP dhe KLGJ përbëjnë një arsye të fortë për BE për ta parë me optimizëm nga ana jonë fillimin e procesit historik të negociatave. Në momentin që flasim Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Patjetër që nuk ka moment ndalimi dhe i gjithë procesi vazhdon përditë. Progresi është shënuar”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025