LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Të hulumtohet kush i ka hudhur amendamentet e dorëzuara

OBRM-PDUKM: Të hulumtohet kush i ka hudhur amendamentet e dorëzuara

Me dorëzimin e thuajse 35.000 amendamenteve, nuk kemi qëllim të bllokojmë punën e Kuvendit, por çështja është pse në mënyrë të dhunshme miratohet ky ligj jokushtetues, tha Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM.

“Dikush në shërbimet e Kuvendit dje i ka hudhur amendamentet për Ligjin e gjuhëve në shportën e mbeturinave. A është kjo veprim i organizuar dhe kush e ka dhënë urdhërin? Kërkojmë hetim për këtë akt të turpshëm. Ligji që miratohet në mënyrë të dhunshme është jokushtetues dhe dëmton përdorimin e gjuhës maqedonase”, tha Kostovski.

Ai tha se një pjesë e amendamenteve që janë dorvzuar, janë vërejtje për këtë ligj, i cili sipas tyre nuk është në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë./Telegrafi/