LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimisht i shkruante mesazhe të çuditshme: Bukuroshja e fejuar Sugden mezi iu shmang Ronaldos

Vazhdimisht i shkruante mesazhe të çuditshme: Bukuroshja e fejuar Sugden mezi iu shmang Ronaldos

Ryan Sugden thuhet se është detyruar të shmangë Cristiano Ronaldon pasi e “bombardonte” me mesazhe gjatë mbrëmjes.

Modelja magjepsëse, 31 vjeçare u bë shok me baba e katër fëmijëve, gjatë ndeje në Londër, i cili e ka penguar duke i dërguar vazhdimisht mesazhe në vitin 2009.

Sulmuesi portugez dyshohet se i ka dërguar mesazhe gjatë qëndrimit në hotel përmes rrjetit social Facebook.


Sipas The Sun, futbollisti i shkruante Rhianes “’Unë do të thërras pas një orë nëse ma dërgon numrin privat. Do të jem në hotelin tim”

Ajo supozohet se iu përgjigj “Po i marr disa gjëra në punë puna dhe pastaj do të shkojë në shtëpi, ku do të dal më pas për pije. Nuk mendoj se është në rregull të flasim në telefon në ora 23:00”.

Rhian, e cila është e fejuar me Oliver Mellor, thuhet se ka mbetur e habitur me këmbënguljen e Cristianos, i cili ka një vajzë të vogël Alana Martina me të dashurën Georgina Rodriguez.

Megjithatë problemi thuhet se u zgjodh pasi intervenoi i fejuari i bukuroshes, ku kjo e fundit i kishte treguar rreth mesazheve të portugezit.

Me gjakftohtësi të madhe, Oliver e gjeti numrin e telefonit të Ronaldos dhe përmes një mesazh të sjellshëm i kërkoi të tërhiqet. Që atëherë Ronaldo i ka fshirë bisedat.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Rhianas dhe Cristianos për ndonjë koment, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/