Që nga një janari i këtij viti, kur ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 15 mijë tiketa për kundërvajtje të ndryshme.
Prej tyre mbi 14 mijë janë gjoba në lartësi prej 500 euro. Policia e Kosovës edhe para datës një janar ka qenë duke zbatuar Ligjin për Trafikun Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2016, ndërkaq nga një janari 2018 ka filluar edhe zbatimi i Ligjit për kundërvajtje, i cili është sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë, e që Policisë së Kosovës i ka dhënë kompetenca shtesë në shqiptimin e gjobave në vendin e ngjarjes.
Udhëheqësi i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës, nënkolonel Haxhi Krasniqi, tha për Radio Kosovën se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Policia ka intensifikuar punën në trafik.
“Vetëm në vitin 2017 kemi pasur 137 jetë të humbura, është shumë, ne jemi përgjegjës e Policia më së shumti. Nuk është qëllimi i Policisë të dënojë qytetarët tanë. Ndërkaq prej fillimit të zbatimit të Ligjit për Kundërvajtje janë shqiptuar mbi 15 mijë tiketa”, thotë Krasniqi.
Ndërkaq Komisioni për Vendosje ka pranuar 46 ankesa. Krasniqi bëri të ditur se 214 qytetarëve u është ndaluar drejtimi i automjetit. Sipas tij, me gjithë shtimin e masave në trafikun rrugor, nga 1 janari e deri më tani kanë humbur jetën 7 persona.
Policia e Kosovës apelon te ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat që parashihen me ligj, ngase ndaj atyre që nuk e bëjnë këtë, do të ketë zero tolerancë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mos-përfshirja në agjendën e Komitetit të Ministrave, Kusari-Lila: Kosova ka përjetuar padrejtësi të natyrave të ndryshme nga BE
Qeveria me njoftim: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve, nuk kemi dërguar mesazhe për kompensim
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit