LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë fillon protesta e opozitës

Në Tiranë fillon protesta e opozitës

Mijëra qytetarë të Shqipërisë janë mbledhur në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë së Shqipërisë.

Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë organizuan këto protesta për të kundërshtuar, siç thonë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë.

Kryetari i partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqiperisë, Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta paqesore duke thënë se “do të mblidhemi paqësisht në shesh. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë spektakël, por protestë madhështore për të shpallur se shumica nuk e pranon qeverisjen nga krimi”, transmeton REL.


Ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se protesta e opozitës mund të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nga këndvështrimi im, problemi s’janë protestat, por qasja e kësaj opozite, e kësaj tufe pa kokë, pa drejtim pa strategji, përveç një dëshpërimi të shprehur në formën e një mllefi ekstrem në raport me objektivin historik të hapjes së negociatave dhe reformën në drejtësi. Çfarë mesazhi çon kjo opozitë në BE duke protestuar për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme që është bërë me opinionin profesional të misionit të drejtësisë së BE-së, pra në Bruksel mendojnë se është bërë zgjedhja e duhur, po kjo opozitë që del çka bën, akuzon Brukselin”, tha Rama.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga “opozita e bashkuar shqiptare” kundër Qeverisë së Edi Ramës.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori