Gjykata Penale me aktivitete për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit
Në Gjykatën Penale dje filloi gjykimi për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Kurse për rastin e Igor Durllovskit dhe Elena Bozhinovska Prokuroria kërkoi, ndërsa gjykata e zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, ndërsa arrestin shtëpiak të deputetes Zhaklina Peshevska me masë të kujdesit.
Në seancën e parë për rastin për rrahjen e deputetit Sela, të gjithë dhjetë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa lideri i Aleancës për Shqiptarët nuk u paraqit në gjykatë. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë dhe se këtë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme. Sipas prokurorisë, ndërkaq, rrethana e vetme që e ka shpëtuar Selën është ajo që ai më nuk ka dhënë shenja për jetë.
Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar tani janë shqiptuar aktgjykime për dy lëndë. Në të parin, nëntë persona pjesëmarrës në dhunë kanë marrë dënime me kusht, ndërsa në rastin e dytë Pançe Angelov, sulmuesi i Radmilla Shekerinskës mori dënim me burg prej katër viteve.
Në vijim është procedura hetimore edhe për lëndën që e hapi Prokuroria publike për “rrezik terrorist të rendit kushtetues” për çka dyshohen 36 persona. Për një pjesë të tyre, Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 i pranoi kërkesat e PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe të deputetes Peshevska dhe e hoqi arrestin shtëpiak dhe i caktoi masë të kujdesit, ndërsa Durllovskit dhe Docevska-Bozhinovska paraburgimin ua zëvendësoi me arrest shtëpiak.
Në Gjykatën Penale tani më po punohet edhe për Ligjin për amnisti. Kanë arritur 100 kërkesat e para, ndërsa kryetari i Gjykatës Themelore Shkup, Ivan Xholev pret të arrijnë rreth 1.500 kërkesa për amnisti, nga të cilat 500 për lirim të plotë të të dënuarve, ndërsa 1.000 për amnisti të pjesshme. janë formuar shumë këshilla penale të cilat do të vendosin për kërkesat për amnisti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj