LAJMI I FUNDIT:

Evakuohet kopshti zoologjik i Parisit, shkaku i ikjes së 52 majmunëve të rrezikshëm (Foto)

Evakuohet kopshti zoologjik i Parisit, shkaku i ikjes së 52 majmunëve të rrezikshëm (Foto)

Kopshti zoologjik më i madh në Paris, është mbyllur për shkak se 52 majmunëve ‘të mëdhenj dhe të rrezikshëm’, kanë ikur prej kafazeve.

Gjallesat e njohura si ‘babunë’, janë parë teksa lëviznin pa kontroll, ndërsa 48 janë zënë menjëherë, teksa katër janë ende në ikje, transmeton Telegrafi.


“Nuk dihet se si ikën, por gjithçka është bërë për t’i kapur dhe sjellë sërish brenda”, ka thënë një burim i kopshtit që është hapur më 1934.

Disa prej majmunëve të ikur

Tërë zona është mbyllur, ndërsa brenda po qëndrojnë mirëmbajtësit e armatosur me predha qetësuese, policë dhe veterinerë.

Këta majmunë nuk janë agresiv, por kur gjenden jashtë vendbanimit të tyre dhe ndihen të pambrojtur, mund të sulmojnë njerëzit duke iu shkaktuar lëndime të konsiderueshme. /Telegrafi/