LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në kohën e Holokaustit, ne dhamë provimin si popull

Haradinaj: Në kohën e Holokaustit, ne dhamë provimin si popull

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj theksoi se si çdo vend në botë, edhe në Kosovë kujtohet tragjedia e Luftës së Dytë Botërore, kujtohen dhimbjet e mëdha, fati i hebrenjve, viktimë e asaj lufte, pra kujtohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit.

“Në Kosovë te shqiptarët kemi ndjenjën e mirë se në atë kohë e kemi dhënë provimin si popull, por duke kujtuar tragjedinë e së kaluarës dërgojmë porositë që të gjithë të jemi vigjilentë që njerëzimit të mos i përsëriten kurrë tragjedi të tilla. Populli ynë ka kaluar nëpër tragjedi, i kemi tragjeditë e luftës 1998-1999 dhe jemi të ndjeshëm për këtë. Respekt për të gjithë ata që iu mor jeta në mënyrë të padrejtë në tragjeditë e së kaluarës”, ka thënë kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori