LAJMI I FUNDIT:

Votimi i mocioni për shkarkimin e ministrit Gashi, pas pauzës (Video)

Votimi i mocioni për shkarkimin e ministrit Gashi, pas pauzës (Video)

E plotësuar: Pas debatit tri orësh, mocioni i LDK-së për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi mbet të votohet pas pauzës.

Mos pjesëmarrja e pozitës në votim u bë pasi shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që votimi të bëhet pas pauzës.

Ky mocion do të dalë në votim pas pauzës. Seanca vazhdon në ora 15:00.


Haradinaj në interpelancë: Pavarësisht traditës, gjuajtja me armë nuk është veprim i hijshëm

E plotësuar: Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke folur për rastin e gjuajtjes me armë të ministrit Dardan Gashi tha të premten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Policia e Kosovës ka intervistuar për këtë çështje pesë persona.

Haradinaj tha se kjo lëndë tani është në Prokurorinë e Gjakovës.

Kryeministri tha se gjuajte me armë dhe ekspozimi i armëve nuk është veprim i hijshëm në shekullin XXI, por sipas tij, duhet thënë se janë disa tradita të gjuajtjes me armë.

Por, sipas tij, ky është një rast i tërheqjes së vërejtjes se të gjithë duhet korrigjuar, përfshirë edhe traditat.

E plotësuar: Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje tha se gjuajtja me armë nga ana e ministrit të Diasporës, Dardan Gashi është shkelje e ligjit dhe veprim jo i hijshëm i një zyrtari shtetëtor.

Ai tha se me meqenëse ministri Gashi ka gjuajtur me armë, duket se nuk i ka shikuar reklamat e KFOR-it.

“Zyrtarët e shtetit duhet të kenë kujdes me paraqitjen e tyre në publik”, tha Konjufca.

Shefi i Grupit parlamentar i VV-së tha se e kupton që në odën e burrave kur sheh që të tjerët po gjuajnë, të vjen të bëhesh trim edhe pa qenë hiç.

Sipas tij, problemi më i madh është kur dihet se ku ka ndodhur, në shtëpinë e zëvendëskryeministrit.

“Edhe më shqetësues bëhet kur merret vesh arsyeja pse janë mbledhë. Janë mbledh për të festuar që zv.kryeministri ka dalë i pafajshëm prej drejtësisë lidhur me aktakuzën për korrupsion”, tha Konjufca.

Sipas tij, derisa kryeministri Haradinaj e kishte arsyetuar veprimin e ministrit Dardan Gashi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri të paktën ka qenë i rreptë me deklaratat, duke thënë se shkelësit e ligjit duhet përgjigjur para drejtësisë.

Glauk Konjufca më tej tha se rreziku është edhe sa dinë Gashi të gjuajë me armë dhe për këtë ishte dashur të shtohet perimetri i rrezikshmërisë. /Telegrafi/

Zemaj kërkon që të shkarkohet Dardan Gashi, për gjuajtje me armë

E plotësuar: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka treguar arsyet e kërkimit të interpelancës për kryeministrin Ramush Haradinaj, që kanë të bëjë me gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Ai në foltoren e Kuvendit, ka theksuar se këto pamje e kanë dëmtuar edhe më tepër imazhin e kabinetit qeveritar, e cili sipas tij, është dëmtuar.

“Është e domosdoshme të mos lejohet degradimi i besimit dhe prishja e imazhit të lënduar nga skenat me karakter kriminal. Qytetarët dëshirojnë siguri për veten dhe familjet e tyre dhe nuk duan rrezikim të jetës nga kabineti i papërgjegjshëm qeveritar”, ka shtuar Zemaj.

Ai ka kërkuar në tekstin e mocionit që të shkarkohet zëvendëskryeministri Dardan Gashi nga pozita e tij dhe Qeveria të mbajë përgjegjësi për aktin e kryetar nga ky anëtar i kabinetit qeveritar. /Telegrafi/

Vazhdimi i seancës së Kuvendit, Haradinaj në interpelancë

E plotësuar: Ka nisur vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtjet me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Megjithëse të enjten ishte thënë se interpelanca do të jetë si pikë e fundit e rendit të ditës, sot deputetët vendosën që interpelanca të jetë pikë e parë e seancës së sotme.

Po ashtu, në seancë do të jetë në rend dite edhe votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016, shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, zgjedhja e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në rend dite është zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare, propozimi për emërimin e tre anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori