Presidenti amerikan, Donald Trump do të mbajë sot një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Trump pritet të promovojë fuqinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe dëshirën e këtij vendi për të bërë biznes.
“Nëse ju nuk brohorisni për kompanitë e shtetit tuaj, nuk do të funksionojnë”, ka thënë Trump në një takim me liderët evropian të biznesit.
Ai pritet të flasë për reformat e taksave si kanë ndikuar në të mirë të ekonomisë.
“Mendoj se mesazhi kryesor është, që ne dëshirojmë prosperitet dhe dëshirojmë paqe”, ka thënë Trump.
“Shumë persona janë duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Ata po shohin investime të jashtëzakonshme”.
Trump pritet të takohet me presidentin e Ruandës, Paul Kagame, udhëheqësi aktual i Bashkimit Afrikan.
Lideri afrikan pritet të deklarohet ato që shumë persona i kanë konsideruar komente poshtëruese të presidentit Trump për shtetet afrikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251