LAJMI I FUNDIT:

Bekim Haxhiu aktron intelektualin me Lushtakun, por Flora Brovinën e shante me nanë (Video)

Bekim Haxhiu aktron intelektualin me Lushtakun, por Flora Brovinën e shante me nanë (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”, cili u përjashtua nga partia e tij, dega në Skenderaj me një vendim të kryetarit të degës Sami Lushtaku, filluan menjëherë ofendimet ndaj njëri tjetrit.

Në një intervistë Lushtaku e kishte quajtur Kamishin, “zagar”, pasi që ky i fundit kishte thënë se “nuk mundet Sami Lushtaku me djalin e tij e me disa anëtarë të më shkarkojë”.

“Djali jem është deputet i parlamentit të Kosovës i cili ka marr 20 mijë vota dhe djali jem nuk ka ambicie dhe ëndërr nuk i ka shku që të jetë kryetar i degës. Kjo është gjuajtje e ultë e Bekim Haxhiut si zagar që është ai edhe kjo është mënyra e tij, kështu që nuk kam najfar komenti tjetër”, ka thënë sot Lushtaku.


E Haxhiu këtij fjalori të përdor nga ana e Lushtakut u përgjigj në mënyrë “intelektuale”, duke thënë se ai nuk merret me këtë lloj fjalori sepse është profesor universitar dhe rrjedh nga një familje e edukuar, shkruan Insajderi.

“Unë jam profesor universitar, deputet i zgjedhur nga populli dhe invalid i UÇK-së. Jam rritur në një familje ku gjithë jetën është folur për edukatë, arsimim, humanizëm dhe atdhedashuri. Andaj, nuk komentoj në nivele të tilla”, ka thënë Kamishi.

Mirëpo në një bisedë telefonike të cilën e ka publikuar Insajderi, në serinë “Dosja Shefave”, gjuha e “Kamishit” nuk ishte aspak intelektuale. Ai së bashku me ish shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Adem Grabovci dëgjoheshin duke e sharë me nënë bashkëpartiaken e tyre, Flora Brovina dhe duke e quajtur idote.

Në bisedën e parë, Grabovci kishte folur me kolegun e tij partiak, deputetin Haxhiu.

“Ish kanë Jeta n’Kosovë, ajo farë Flora Brovina, s’guxojke me ju përgjigj atynev. Shkoi u kuq, u sarrakuq aty”, i tregon Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, Grabovcit.

“Ku, ku… ja kom qi nanën, ku ka shku ajo idiote”, nervozohet Grabovci. Kamishi i thotë se Brovina nuk guxonte t’u përgjigjej, përfaqësuesve të veteranëve, Xhevdet Qeriqit e Xhavit Jasharit.

“Jo more, ja çkërdhefsha nanën. Ajo u shku e ka bo bërllog atje n’komision, tash e munojke me mbrojt aty  gabimet e veta, Aty u tut prej Xhavitit a s’guxoi me fol prej Xhavitit, as Qeriqit”, kishte thënë Haxhiu.

Këto ofendime në mes Kamishit dhe Lushtakut vin pasi që ky i fundit e largojë nga partia së bashku me shtatë anëtar të tjerë.

Lushtaku kishte thënë se shkarkimi i këtyre anëtarëve vie për shkak të mosrespektimit të vendimit unanim të organeve të partisë lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për kryesues të Kuvendit, duke u rreshtuar krah subjekteve opozitare në Kuvend, dhe duke shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së, thuhet në njoftimin e dërguar nga PDK-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori