Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është e trishtë që Kosova të paguajë paga marramendëse për menaxhmentin e Trustit Pensional.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndalja e kësaj çmendurie është në dorën e tyre.
Postimi i plotë:
Tash,
Sa herë që flitet për Trustin Pensional të Kosovës, flitet – me plot të drejtë – edhe për pagat marramendëse për menaxhmentin e këtij institucioni; hiç më pak se 6 mijë euro në muaj.
6 mijë euro është paga më e lartë publike në vend. Është e padrejtë, e pakuptimtë, e në fund të ditës edhe e trishtë që një Kosovë e varfër të paguajë kaq shumë. Një shpërputhje me realitetin kosovar si kjo, s’do të duhej të kishte vend asnjëherë. Nuk ka arsyetim. Por është toleruar si e tillë tash e 12 vjet.
Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse një tolerim i tillë ka ngjarë. Deri sa kam marrë nën udhëheqje Komisionin për Buxhet dhe Financa. Aty e kam kuptuar se ndalja e kësaj çmendie është në dorë tonën. Fare e lehtë.
Rrjedhimisht, bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit – unanimisht – kemi vendosur të rimodelojmë kompenzimin; duke sjellur kompenzimin e Trustit në nivel të Bankës Qendrore – e asnjë euro më shumë. Zvogëlimi i megapagave mund të mos prodhojë shumë kursime ne fotografinë makro, porse jep një model të përgjegjshëm të menaxhimit të parasë publike, për çka kemi nevojë shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A