Gjukaj: KEK-u ka shënuar rekord në të gjitha frontet e punës për tejkalimin e krizës
Korporata Energjetikë e Kosovës (KEK), deri më tani ka finalizuar 56 marrëveshje me banorët e lagjes së parë të Shipitullës ku para pak ditësh filluan rrënimet e shtëpive për t’ia hapur frontin e punës ekskavatorëve gjigant të cilët çdo ditë largojnë tonelata djerrin për të krijuar rezerva të mjaftueshme të thëngjillit.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura brenda vetëm pak ditësh pas marrëveshjes për zhbllokim të këtij procesi dhe zhvendosjes së banorëve.
Ai ka treguar për portalin Infokusi së gjithçka tashme po i kthehet normalitetit dhe janë duke punuar të gjitha njësitë dhe gjithë makineria e rendë e korporatës.
Siç ka deklaruar Gjukaj, Po punohet 24 orë në ditë për të siguruar thëngjill të mjaftueshëm për prodhim të energjisë elektrike në të gjitha blloqet e termocentraleve.
“Tashme ka përmirësime te dukshme sa i përket obligimeve tonë në prodhim të energjisë elektrike. Falë punës intensive dhe një motivimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, kemi arritur qe vetëm pak ditë pas arritjes se marrëveshjes me banorët e Hadës e Shipitullës të rikthejmë në prodhim 100% të kapaciteteve tona në teren, pra makinerinë punuese në mihje. E po ashtu edhe në prodhim të energjisë elektrike kemi rikthyer në punë tri blloqe të termocentraleve dhe e kemi arritur në 87% bilancin në prodhim. Aktualisht jemi duke prodhuar 650 MW/h. Po japim maksimumin që shumë shpejtë të kthejmë në operim të gjitha njësitë prodhuese dhe të arrijmë maksimumin që e përballojnë kapacitetet tona prodhuese e që shkon deri në 780 MW/h. Marrë parasysh situatën ku kemi qenë si pasoj e bllokimit prej mbi 15 muaj të procesit të shpronësimeve, operimit me rezervat e fundit të thëngjillit dhe telasheve tjera të shumta qe janë raportuar në vazhdimësi, konsideroj që është arritur një rekord për këto pak ditë pas zhbllokimit të këtij procesi”, ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj.
Ai duke folur rreth kompensimit financiar të familjeve në këto fshatra ka thënë se deri tani kanë përfunduar 56 marrëveshje.
“Kompensimi i fshatit është ndarë në tri pjesë, vetëm pjesa e parë përfshin rreth 99 shtëpi. Kemi përmbyllur tërë procesin e marrëveshjeve në lagjen ‘Mirena” nga 14 sa kishim javën e kaluar, sot kemi 30 marrëveshje të kompletuara ne lagjen Mirena dhe 56 për gjithë zonën, kjo nënkupton që janë finalizuar deri në kryerjen e obligimeve financiare”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Kosova tashmë ka kaluar rrezikun për kolaps energjetik, Gjukaj ka thënë se nëse vazhdohet me këtë ritëm të punës atëherë krizë nuk do të ketë. “Punën e ekskavatorëve jemi detyruar ta ndalim në korrik të vitit 2016 për tu rikthyer përsëri më 26 dhjetor të vitit 2017. Nga kjo datë kemi larguar rreth 700 mijë metër kub djerrinë dhe kemi nxjerrë 600 mijë ton qymyr të cilët na kanë mundësuar futjen në funksion të dy njësi të “Kosovës B” dhe një njësi të “Kosova A” ose të mbulojmë 87% të bilancit”, ka shtuar Gjukaj.
Ai duke folur për procesin e shpronësimit ka thënë se ai po bëhet me standardet më të larta evropiane, standarde këto të cilat për herë të parë Kosova po i aplikon në rajon. Dhe kjo është një e arritur e madhe e KEK-ut. “Procesi i shpronësimit ka marrë rreth 3 vite e gjysmë, ka pas në vete kapacitete dhe është dashur të shkoj sipas standardëve më të larta evropiane por kemi arritur që të bëjmë implementimin me standarde më të larta evropiane dhe ndërkombëtare për procesin e shpronësimit. Në këtë proces nuk përfshihen vetëm marrja e pronave të banorëve të kësaj ane dhe kompensimi i tyre por edhe rindërtimi i jetës së tyre pasi të largohen nga këtu” ka thënë Gjukaj.
Ndërsa i pyetur se sa është duke u mbuluar konsumi me energji elektrike në Kosovë, ai edhe një herë ka sqaruar se KEK-u që nga viti 2013 ka përgjegjësi dhe është i licencuar vetëm për eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimi i energjisë, ndërsa për furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike është përgjegjësi ekskluzive e furnizuesit publik.
KEK-u ka deklaruar me kohë kapacitet që ka në dispozicion gjatë kësaj periudhe, ndërsa janë operatore tjerë në treg që kanë përgjegjësi për të siguruar energji elektrike sipas nevojave të konsumatorëve. Pra KEK-u nuk mban përgjegjësi të cilat janë jashtë mandatit të saj, por është përgjegjëse vetëm të arri në maksimum prodhimin e energjisë elektrike.
Në fund Gjukaj ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave për bashkëpunimin duke premtuar se do të finalizojnë me përkushtim të gjithë obligimet e tyre.
“KEK-u edhe një herë falënderon të gjithë akterët që po e dhanë maksimumin në këtë proces, në veçanti banorët e këtyre fshatrave për një bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë. Siç jemi zotuar nga fillimi i këtij procesin, deri në finalizim të plotë do të mbesim të përkushtuar për të zbatuar në përpikëri obligimet tona si Korporatë duke respektuar çdo vendim të qeverisë dhe komisionit vlerësues në pajtim të plotë me ligjin”, ka përfunduar Gjukaj. /Infokusi/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë