LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM do të kthehet në Kuvend për seancat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

OBRM-PDUKM do të kthehet në Kuvend për seancat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Partia opozitare OBRM-PDUKM, e cila nga mesi i muajit dhjetor e bojkoton punën e Kuvendit, ditën e hënë, më 29 janar, do të kthehet në Kuvendin e Maqedonisë për të marrë pjesë në diskutimin për Ligjin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi i Qeverisë për të mos e tërheque Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe duke mos hapur debat konstruktiv për këtë ligj mund të shkaktojë pasoja afatgjata për shtetin dhe të dëmtojë raportet mes qytetarëve. OBRM-PDUKM është në anën e qytetarëve të Maqedonisë dhe për këtë shkak do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat shtetëror dhe kombëtar. Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të bëjnë gjithçka për të ndaluar këtë politikë destruktive. Grupi parlamentar do të kthehet në Kuvend dhe me amendamente do të mundohet të parandalojë sjelljen e këtij ligji jokushtetues”, tha Mitko Jançev, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.

Jançev shtoi se nëpërmjet pranisë së tyre në seancat plenare do të mundohen të bindin deputetët e shumicës parlamentare për rrezikun e sjelljes së këtij ligji, i cili, sipas tyre, jo vetëm që del nga kornizat kushtetuese dhe Marrëveshjes së Ohrit, por edhe i vendos në pozitë më të ulët turqit, romët, serbët, boshnjakët dhe të gjithë popujt tjerë në vend./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori