LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Institucionet e vendit duhet t’i mbrojnë fëmijët nga komunikimi i pambrojtur

Haradinaj: Institucionet e vendit duhet t’i mbrojnë fëmijët nga komunikimi i pambrojtur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, që u organizua nën patronatin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në bashkëpunim me Komunitetin për Siguri Kibernetike dhe Privatësi dhe Kolegjin UBT.

Haradinaj tha se Kosova po punon që të mos vonohet në përballje me kërcënimet kibernetike.

“Kërcënimet kibernetike vijnë nga shumë anë, nga organizatat terroriste, nga shërbimet e spiunazhit, nga grupe të krimit të organizuar,  hakerët, konkurrent të biznesit, por në raste të caktuara dhe nga akterë të brendshëm, të pakënaqur nga organizata që i takojnë. Përballja me këto kërcënime është sfidë për gjithë botën. Por në rastin tonë duhet ta ndjejmë përgjegjësinë të gjithë ne, që Kosova të mos pësojë nga këto kërcënime dhe të jetë në nivel me të gjithë të tjerët që të mos ndodhin dëme të pariparueshme”, theksoi kryeministri Haradinaj.


Ai foli për ekspozimin e fëmijëve të moshës minore në komunikimin e pambrojtur.

“Nuk munden vetëm prindërit t’i ruajnë fëmijët nga komunikimet e pambrojtura, por këtë duhet ta bëjnë edhe institucionet. Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë”, tha kryeministri.

Kryeministri Haradinaj shpreson se sipërmarrësit e rinj, inovatorët, do të përfitojnë nga përparësitë që i sjellë mënyra e tillë e komunikimit, avancimi i lartë i komunikimit, në mënyrë që Kosova të jetë në trend me botën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori