Si ta mposhtni varësinë e celularit: Truqet që ju ndihmojnë të mos e kontrolloni atë tërë kohën
Ata shkrepin fotografi, i organizojnë jetët tona, na mbajnë në kontakt me më të dashurit tanë dhe na mundësojnë të kemi qasje në shumë video e foto argëtuese, por pavarësisht kësaj, telefonat e mençur po bëhen një problem që duhet zgjidhur.
Sipas studimeve të fundit, të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar i kontrollojnë telefonat e tyre 33 herë në ditë, ndërsa për tinejxherët ky numër shkon deri në 90, transmeton Telegrafi.
Por shpenzimi i tepërt i kohës në telefon të mençur është dëshmuar shkencërisht se ndikon në aftësinë tonë për të krijuar kujtime të reja, për të menduar thellë, për t’u përqendruar dhe për të absorbuar informacione.
Sipas Catherine Price, autore e ‘How to Break Up With Your Phone: The 30-Day Plan to Take Back Your Life’, ka disa ‘mjete’ të thjeshta të cilat mund t’i përdorni për të zhvilluar një lidhje më të shëndetshme me celularin tuaj dhe ta shfrytëzoni më mirë.
Një nga gjërat që sugjeron Price është të caktoni limite dhe të bëheni të vetëdijshëm për kohën sa e shpenzoni në celular.
Këtu ajo sugjeron të merrni masa duke shkarkuar aplikacione të cilat e monitorojnë kohën sa e shpenzoni në telefon dhe kur e shpenzoni atë.
Duke bërë kështu, ju do të bëheni më të vetëdijshëm për gjërat që ju nxisin ta përdorni telefonin dhe, si rezultat i kësaj, ta reduktoni kohën që e shpenzoni.
Njëkohësisht është ide e mirë që të krijoni periudha të caktuara të ditës kur qëndroni pa telefon fare.
Duke filluar nga shmangia e telefonit për plot 30 minuta, apo ta lini krejtësisht në shtëpi kur dilni të ecni, këta hapa të vogël mund t’ju ndihmojnë që me kohën të largoheni më shumë nga telefoni.
Rekomandohet që t’ia ndaloni vetes përdorimin e telefonit edhe në zona të caktuara – një sugjerim efektiv është të mos e përdorni telefonin në dhomë të fjetjes. Në fakt, shkenca thotë se mos përdorimi i telefonit para se të flini e përmirëson kualitetin e gjumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj