LAJMI I FUNDIT:

Premtohet transparencë në dialog

Premtohet transparencë në dialog

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës shpresojnë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të rifillojë shumë shpejt në Bruksel pas ndërprerjes nga pala serbe javën e kaluar për shkak të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës.

Për më tepër, sipas zyrtarëve të ekzekutivit kosovar, dialogu që po zhvillohet mes dy vendeve do të jetë shumë më transparent se ç’ka qenë në të kaluarën.


“Qëndrimi i cili është dhënë qysh në fillim është që dialogu të jetë më transparent në raport me publikun. Kjo nënkupton se për të gjitha temat që do të ketë diskutim do të ketë edhe informim më të shpejtë dhe më të drejtë. Se kur do të zhvillohet faza e re e dialogut është çështje të cilën e cakton Brukseli dhe ende nuk është marrë një vendim, por nuk do të vonohet shumë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të kryeministrit për gazetën “Zëri”.

Të pyetur se a ka ndonjë datë se kur pritet të ndodhë faza e re e dialogut, ata përsëritën që një gjë e tillë nuk do të vonohet.

“Nuk do të shkojë shumë gjatë, për shkak të temave mes dy shteteve të cilat po presin shumë gjatë për t’u diskutuar”. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori