LAJMI I FUNDIT:

Ngecin punimet në Teatrin shqiptar në Shkup (Video)

Ngecin punimet në Teatrin shqiptar në Shkup (Video)

I ramë ziles në derën e filialit të kompanisë italiane “Shencija” në Shkup që e rindërton teatrin e Shkupit. Dera e përparme në oborr hapet përmes citofonit.

Njerëzit që jetojnë në të njëjtën ndërtesë, në rrugën e Bohemëve në Debar Maalo, theksuan se si fqinj kanë një kompani italiane, por nuk e dinë me çfarë merret dhe cila është veprimtaria e tyre. Në derën e hyrjes të banesës ku është zyra, nuk kishte zile, as mbishkrim se këtu është selia e degës së Shkupit të “Shencijas”, kompani e cila thuajse një milion euro në procedurë me negocim nënshkroi kontratë për rindërtimin e Teatrit shqiptar dhjetorin e kaluar. Edhe pse përsëri i ramë citofonit me këmbëngulje, nuk kishte përgjigje nga ana tjetër, ndërsa dritat në apartament ishin ndezur. Deshëm ti pyesim përfaqësuesit e kompanisë italiane, kur do ta përfundojnë projektin e rindërtimit të plotë të Teatrit shqiptar?

“Kur trokitëm në derën e Shencijas, kompania që e rindërton Teatrin shqiptar, askush nuk e hapi. Megjithatë, mbeten pa përgjigje pyetja, kur do të përfundojë rindërtimi i teatrit shqiptar dhe kur është afati i fundit për këtë”


Alsat M dje siguroi informacione mbi strukturën e pronësisë së kompanisë “Shencija” e cila në dhjetor të vitit të kaluar ka nënshkruar një kontratë prej gati një milion euro për rindërtimin e teatrit shqiptar. Pasi kompania “Lamone Moreda” paraprakisht nënshkroi një kontratë me vlerë prej 8 milion euro për rindërtimin e teatrit falimentoi, ndërsa autoritetet Italiane e shpallën publikisht vendimin. Pastaj kompania nga Italia “Shencija” e bleu “Lamone Moredën” e Maqedonisë. Është formuar edhe filial Shencias në Maqedoni nga Forlì, me emrin Shencija Itali – Shkup “. Në shkurt të vitit 2016, pasi kompania italiane Shencija SHPKNJP nga Italia e blen filialin e Maqedonisë të “Lamon Moreda” dhe formoi filialin – Shencija Itali – Shkup, me qendër në Shkup në lagjen Debar maalo, të njëjtin vit në dhjetor, ka nënshkruar edhe një kontratë me vlerë prej 200 mijë euro të paparashikuara për rindërtimin e teatrit shqiptar./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori