LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë partitë shqiptare kundër rikualifikimit të rastit të Almir Aliut

Reagojnë partitë shqiptare kundër rikualifikimit të rastit të Almir Aliut

Partitë politike shqiptare janë kundër rikualifikimit të mundshëm të rastit të Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë fatale”. Partitë shqiptare reagojnë duke thënë se një ndryshim i tillë do ta kishte reflektuar gjendjen e keqe të gjyqësisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo tentativë është e papranueshme dhe apelojmë deri te Prokuroria që të heq dorë nga ky tentim i padrejtë dhe gjykatësit të mos pranojnë një nismë të tillë skandaloze”, thonë nga BDI.

“Kjo është dëshmi se në lidhje me Shqiptarët nuk planifikojnë të reformohen as Qeveria, as sistemi gjyqësor. Vazhdohet me paradigmën e ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve. Lusim kryeministrin Zaev të lejojë funksionimine lirë të institucioneve gjyqësore”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.


“Thjesht nuk duam të besojmë se dikush do të ketë guximin të rikualifikojë rastin monstruoz të vrasjes së Almirit të vogël. Në rast të ndryshimit për të zvogëluar dënimin e vrasësit, kjo do të ishte një goditje e madhe për gjyqësinë dhe kthim prapa nga reformat e pritura në sistemin gjyqësor”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori